Nikolin Gurakuqi: “Tosca”, opera heroike, mes kujtimit dhe dhimbjes Izaura Ndoj
Opera “Tosca”, eshte nje etape e rendesishme ne itinerarin artistik te Pucinit dhe prezanton elemente te novacionit, referuar kjo, jo vetem operave te meparshme, por edhe ne kuadrin e prodhimeve operistike te kohes. Regjisori i njohur i skenes shqiptare Nikolin Gurakuqi, kete here ka zgjedhur ta sjelle ne skenen shqiptare, me nje koncept te ri regjisorial pas 18 vitesh, qe nga rivenia e saj. Ne nje interviste per “Koha Jone”, regjisori Nikolin Gurakuqi, tregon risite qe do ta risjellin operen “Tosca”, pas gjashte vitesh ne TKOB-it, bashkepunimin me dy sopranot e njohura te skenes shqiptare Marjana Leka dhe Eva Golemi, si dhe projektet qe do ta ndjekin ne vazhdim. “Jam perpjekur te ndertoj nje shfaqje edhe pse eshte ne repertor, te vije per publikun me elemente te rinj, per te mos qendruar ne konceptin regjisorial timin, 18 vite perpara. Tashme kjo opera, vjen e perpunuar ne nje vizion tjeter”, -thekson Gurakuqi. Perpos ketij rikthimi, Gurakuqi na rrefen dhe kujtimin per djalin dhe babane e tij, nje dhimbje qe e ka bere te jete cdo moment prane artit.
Opera “Tosca” e Puccinit, rikthehet pas 6 vitesh ne repertorin e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. Si vjen ky rikthim?
Sigurisht qe rikthimi i operes “Tosca”, vjen me plot ndryshime dhe elemente te rinj, si nga fusha e interpretimit, skenografia, koncepti regjisorial, kostumet etj. Jam perpjekur te ndertoj nje shfaqje edhe pse eshte ne repertor, te vije per publikun me elemente te rinj per te mos qendruar ne konceptin regjisorial timin, 18 vite perpara. Tashme kjo opera, vjen e perpunuar ne nje vizion tjeter.
Mbi c’baza eshte ndertuar koncepti regjisorial. Cilet jane elementet, qe e sjellin ndryshe?
Kam dashur qe ne fillim, qe shfaqjen ta fus ne kornizen e nje burgu te madh, ku eshte cdo gje zi! I gjithe impianti skenik rrethohet nga kornize e zeze, e cila simbolizon diktaturen, dhunen, shtypjen, represionin, ne nje mbreteri ku mungon ajri i lirise, por nuk mungon pasioni i dashurise. Ky mesazh vazhdon te qendroj gjate gjithe ngjarjes mes personazheve, ku dominon pushteti i dhunshem i baronit, por nga ana tjeter deshira per jete, per liri, per ta permbysur kete pushtet. Ngjarjet zhvillohen ne kohen e Napoleon Bonapartit, ne Marengo.
Nje element interesant ne kete rivenie, eshte dhe skenografia dhe kostumet...?
Nga kjo shfaqje, kemi hequr konceptimin e afreskeve qe kane Kishat. Ne qender te skenes do te jete vetem Jezu Krishti, i cili simbolizon altarin e Kishave. Te gjithe keta elemente, jane strukturore dhe nuk jane elemente piktoriale, skenografia eshte tre dimensionale.
E vecanta e kesaj opere eshte, se roli i Tosca-s i eshte besuar dy sopranove te njohura te skenes shqiptare. Pse kjo zgjedhje?
Jane dy soprano qe kane eksperiencen e padiskutueshme ne teater, personalitetin e tyre artistik. Marjana Leka dhe Eva Golemi, e dine se kush repertor eshte i mire dhe kush nuk ju shkon pershtat. Te dyja kane shprehur deshiren per te realizuar Tosca-n ne skenen shqiptare dhe erdhi momenti ku u finalizua. Duhet te theksojme se kjo shfaqje, do te ngjitet ne skene pas nje audicioni qe kam bere, ku kam zgjedhur zerat qe i duhen kesaj vepre. Pervec sopranove profesioniste, kemi edhe baritonin Ylber Gjini me eksperiencen e tij, ku sjell Il Barone Scarpia, nje rol te interpretuar prej shume vitesh; kemi tenorin italian Leonardo Gramegna ne rolin e Mario Cavaradossi; kemi personazhet e dyta si; Cesare Angelotti qe e sjell Ogert Islami; Il Sagrestano, vjen nga Sidrit Bejleri; Spoletta vjen nga Gilmond Myftari, Erlind Zeraliu dhe roli i Sciarrone, interpretohet nga Luan Sula. Eshte perzgjedhur nje staf qe nuk eshte se prek skenen per here te pare, jane zera qe prej vitesh kane kenduar dhe kane sjelle role nga veprat me te vecanta boterore dhe shqiptare. Them me bindje, se pervec faktit qe kam nje staf me eksperience, po administroj nje shfaqje te veshtire, nje shfaqje e veshtire per t’u administruar muzikalisht dhe skenikisht, me nje ritem shume te larte dhe me nje loje shume te fuqishme. “Tosca” eshte nje opera qe sjell sopranot dhe baritonet mes uljeve dhe ngritjeve, here me rrahje dhe here me tortura, qe nuk eshte e lehte dhe te aktrosh permes rolit qe te besohet. Mendoj se kesaj here, opera “Tosca” e Puccinit, do te beje jehone, per vete risite qe do te sjellim ne kete rivenie.
Cfare perfaqeson opera “Tosca” per ju si regjisor, duke ditur qe repertori juaj, ka prekur disa vepra te Puccinit?
“Tosca” perfaqeson operen me dramatike te Puccini-t, e pasur me “colpi di scena” e gjetje qe e mbajne spektatorin ne nje tension te vazhdueshem. Muzika e nenvizon kete shpejtesi te aksionit dhe eshte e pasur me skalitje tematike te shkurtra dhe te mprehta. Vija melodike e Puccinit, ka mundesine te shpertheje ne duetet, te bere tashme te famshem mes Toskes e Mario-s, si dhe ne romancat e njohura "Recondita armonia", "Vissi d'arte", "E lucean le stelle", qe ngadalesojne ne drejtim lirik, vrullin e subjektit.
Dime qe opera “Tosca”, ju rikthen ne skene pas nje dhimbjeje te madhe, humbjen e djalit tuaj...?
Si prind dhe si artist, nuk kam fuqi tjeter qe te ngjall djalin tim! Por, per te mbajtur kujtimin e tij ne jete, e kam ne dore ta mbaj. Jam nje artist qe kam nje pozicion te caktuar dhe kam zgjedhur nje menyre per te jetuar me ate djale edhe pse nuk e kam para syve. Jetoj cdo dite per te dhe kujtimin e tij. Ja ku me erdhi rasti, qe nje veper madheshtore t’ia dedikoj kujtimit te tij, por edhe tim ati, i cili para pak kohesh, ka pasur 85-vjetorin e tij. Jam i lumtur qe kete produksion, ia dedikoj atyre.
Opera “Tosca” ju ka marre shume kohe, mendoni t’i riktheheni ndonje projekti tjeter gjate ketij viti?
Do te kem disa projekte! Gjate gjithe vitit do te jem i angazhuar me pune, pa lene pas dhe mesimdhenien ne Universitetin e Arteve, me studentet.