E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leverkuseni tërhiqet nga Berbatovi

Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit, Wolfgang Holzhauer, ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Holzhauer ka mohuar se Leverkusen është në garë për blerjen e Berbatovit.

“Jemi në kërkim të një sulmuesi. Por, rikthimi i Berbatovit nuk është opsion i yni”, deklaroi Holzhauer për të përditshmen gjermane Rheinische Post. Berbatov ishte anëtar i Leverkusenit për pesë sezone para largimit nga klubi më 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›