Lavezzi, drejt PSG-së

Sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi është shumë pranë transferimit në Paris St Germain, ka njoftuar Calciomercato.com.
Klubi francez është i gatshëm t’i paguajë Napolit 26 milionë euro për blerjen e reprezentuesit argjentinas. Për Lavezzin klubi tashmë thuhet se i ka bërë gati një apartament në Champs-Elysees në Paris.
Nëse Lavezzi transferohet në Francë, Napoli do të sjellë një përforcim pikërisht nga Ligue 1. Bëhet fjalë për mesfushorin defanziv të Montpellierit, Mapo Yanga-Mbiwa.