Nikoliq: Serbia dhe Britania në dy pola të largëta rreth Kosovës

Mediat serbe kanë raportuar për takimin e mbajtur sonte në Londër ndërmjet presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe ministrit britanik për Evropën, David Lidington. Sipas mediave serbe, në këtë takim është konstatuar se Serbia dhe Britania e Madhe edhe më tutje janë “në dy pole të largëta” rreth çështjes së Kosovës.
“Mendoj se edhe ministri britanik (Lidington) e ka përkrahur dëshirën time që bisedimet të jenë shumë më serioze se deri më tash, të jenë në nivelin nga i cili njerëzit marrin përgjegjësi”, ka thënë Nikoliq pas takimit me ministrin britanik për Evropën, raporton gazeta serbe “Blic”.
Nikolic ka thënë se ministri britanik e ka parë që ai (Nikoliq), nuk e ka ndryshuar politikën vetjake.
“Kjo për mua është e rëndësishme, sepse vërtet nuk e kam ndryshuar politikën. Për fat të keq nuk e ka ndryshuar as ai (Lidington). Edhe më tutje rreth çështjes së Kosovës jemi ndy pole të largëta”, tha Nikoliq.