E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliq: Serbia në duar të “sigurta”

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se qëndrimi i udhëheqjes së lartë serbe për marrëveshjen me Kosovën, do të bëhet i ditur sot dhe se ai do të jetë qëndrim i unifikuar.

“Qëndrimi i udhëheqjes së lartë shtetërore, i cili do të jetë i unifikuar, do të shpallet të hënën. Nuk do të jetë e lehtë, sepse ajo çfarë ka ofruar Brukseli nuk është ofertë, por ultimatum”, ka thënë Nikollq.

Nikoliq tha se Serbia do të insistojë që negociatat të “mbahen nën mbikëqyrjen e OKB, anëtare e së cilës jemi”.

Nikoliq po ashtu ka siguruar qytetarët se Serbia është në duar të “sigurta”.

Autoritetet serbe kanë thënë se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, e cila është ndërmjetësuese e dialogut Prishtinë-Beograd, nuk ka ofruar kompetenca për ascoacionin e komunave serbe në fushën e gjyqësisë dhe policisë, si dhe nuk ka paraparë mospraninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›