Obama: Do më mungojë shumë Hillary

“Do më mungojë shumë”, kështu u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, për Hillary Clinton gjatë një interviste për CBS.
“Ishte sekretarja më e mirë e shtetit që vendi ka pasur ndonjëherë, ajo ka qenë një bashkëpunëtore shumë e mirë gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dua që vendi ta vlerësoj për rolin që ka luajtur në administratën time, pasi shumë nga sukseset e arritura kanë qenë falë punës së saj të madhe”, deklaroi Obama.
Më herët Clinton është shprehur se në politikë dhe në demokraci herë fiton dhe herë humbet, “Unë kam humbur. Por Obama më pyeti nëse doja të isha sekretare e shtetit, dhe unë thashë “po”, sepse që të dy e duam vendin tonë”.
Kujtojmë këtu se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, emëroi John Kerry si Sekretarin e ardhshëm të Shtetit, pasi prej kohësh zonja Clinton kishte deklaruar se nuk do pranonte sërish një mandat të dytë./Indeksonline/