Veseli: Qyqarë e të ligë po tentojnë të fshihen

Periudhën sa ka udhëhequr në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), e ka desert. Së paku kështu u përgjigj në pyetjen e parë për funksionimin e kësaj organizate. Ai flet për vrasjet që janë bërë pas 1999-ës, edhe për ato që i atribuohen SHIK-ut, vrasja e Xhemajl Mustafës... dhe akuzat e Bllacës.
Ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”, thotë se emra të caktuar, për të mbuluar paturpësitë, krimet dhe keqpërdorimet e tyre tentojnë të fshihen. Ai thotë se ata që kanë kryer një veprim duhet të japin përgjegjësi dhe të dalin përpara drejtësisë.
Veseli tregon edhe se ku janë thasët që i kanë marrë nga Serbia. Ai flet për trazirat e marsit të vitit 2004 dhe nëse ka pasur rol SHIK-u në atë ngjarje. Çfarë duhet bërë sot, sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe kush janë ata që duhet marrë më intenzivisht me çështjen e Luginës. A është Kosova e rrezikuar nga ideologjia radikale islame dhe a duhet mbajtur një sy hapur ndaj këtij fenomeni. A ka shtetësi tjetër pos të Kosovës dhe a ka biznese të tij./Indeksonline/