E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Marrëveshja hap perspektivë për Kosovën

Marrëveshja e arritur me Serbinë mbyll kapitullin e së kaluarës, ndërkohë që hap kapitullin e ri të së ardhmes euroatlantike të Kosovës, tha sot presidentja e republikës Atifete Jahjaga, pas një takimi me shefin e diplomacisë shqiptare Aldo Bumçi.

Ajo tha se kjo marrëveshje kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon, por tani duhet të përqendrohemi në implementim e saj në praktikë, pasi që kjo do të ketë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi e përgëzoi Presidenten Jahjaga për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar në Bruksel nga kryeministrat e të dyja vendeve.

Ai theksoi se kjo marrëveshje është historike dhe hap perspektivën evropiane të Kosovës por edhe të Serbisë.

Ministri Bumçi vlerësoi se arritja e kësaj marrëveshjeje është shumë e rëndësishme për gjithë rajonin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›