E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliqi vlerëson “ndihmën e Moskës për Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin.

Siç raportojnë mediat serbe, dy zyrtarët kanë ritheksuar interesimin e dy vendeve që të thellojnë marrëdhëniet miqësore dhe të gjitha format e bashkëpunimit dypalësh.

Nikolliq ka thënë se Serbia dhe qytetarët e saj vlerësojnë "ndihmën e Moskës në kërkimin e zgjidhjes për çështjen e Kosovës", raporton Rel.

“Miqësia tradicionale, ashtu si edhe afërsia historike dhe shpirtërore e popujve tanë duhet t’i kontribuojnë zhvillimit të përgjithshëm të marrëdhënieve tona”, ka thënë Nikoliq.

Rusia është aleat i fuqishëm i Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›