E Shtunë, 31 Tetor 2026

SDC zvicerane, dy milionë euro për ujin e Gjilanit

Qeveria është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kontributi i MZHE-së prej 500 mijë eurosh për objektin e ri të administratës së kompanisë rajonale të ujërave “Hidromorava” është një kontribut modest në kontekstin e nevojave që ka rajoni i Gjilanit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në ceremoninë e inaugurimit të objektit të ri të “Hidromoravës”.

Kreu i kësaj ministrie ka vlerësuar angazhimin e agjencisë zvicerane për zhvillim SDC, e cila ka investuar mbi 8 milionë euro në Kosovën juglindore për përmirësimin e cilësisë së ujit, furnizimin me ujë dhe menaxhim e ujërave, nga të cilat rreth 2 milionë euro ka përfituar Gjilani, raporton Koha.

Në kuadër të qëndrimit në Gjilan, ministri Beqaj ka vizituar kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore “ASK Foods” në Livoç të Poshtëm. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›