E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Bulqiza, Gërdec i nëndheshëm


Kreu i Konfederatës së Sindikatës së minatorëve Kolë Nikolla në një lidhje telefonike për Ora News tha se shpërthimi i sotëm në minierën e minierës është një skandal dhe kjo vjen si shkak i një mosmenaxhimi të mirë të minierës pasi sipas tij gazi në këtë zonë ka qenë mbi normën e lejuar.

Sipas kreut të Konfederatës së Sindikatës së minatorëve janë në përfundim të një analize pune ndërkohë që minatorët janë të indinjuar jo vetëm për humbjen e kolegut të tyre por edhe nga papërgjegjshmëria e METE-s.

Nikolla e cilësoi këtë rast si fillim të një Gërdeci të nëndheshëm, ndërsa i pyetur në lidhje me zgjidhjen e problemit ai tha se ky problem nuk zgjidhet nëse “nuk i themi të vërtetës së vërtetë”.

Mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i gazit në një zonë të minierës mbeti i vdekur një minatory dhe u plagosën 7 të tjerë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›