Bosnje, Izetbegoviç akuzon Dodiç për konflikt
SARAJEVE - Anëtari mysliman i presidencës kolegjiale boshnjake, Bakir Izetbegoviç, akuzoi liderin serb të Bosnjes, Milorad Dodik se kishte shkaktuar konflikte të reja në Bosnje-Hercegovinë dhe se ishte përgjegjës për krizën më të rëndë në vend që prej fundit të luftës.
''Dodik, ju jeni përgjegjës përpara historisë (...) nëse ka konflikte që ju keni shkaktuar nga ndërhyrjet tuaja publike'', shkruan Izetbegoviç në një letër të hapur drejtuar presidentit të Republikës Serbe (Srpska), entitet i serbëve të Bosnjes.
"Politika jua e përjashtimit ka çuar Bosnje-Hercegovinën drejt një prej krizave më të rënda që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, që i dha fund luftës ndërkomunitare (1992-95)'', shtoi drejtuesi mysliman.
Reagimi i Izetbegoviçit është një prej reagimeve më të ashpra ndaj Dodik që prej zgjedhjes së drejtuesit mysliman, në muajin tetor 2010.
(s.g/atsh/BalkanWeb)