Tiranë vritet 30 -vjeçari, policia arreston dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut të Poshtëm në kryeqytet. Sipas burimeve të para nga policia mësohet se viktima është Viktor Përleka 30 vjeç.
Nga ana tjetër mësohet se janë arrestuar dhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes, ku njëri prej tyre është Erald Sina ndërsa emri i të ndaluarit tjetër nuk është bërë ende i ditur . Ende nuk janë plotësisht të qarta motivet e ngjarjes, ndërsa thuhet se shkak për zënkën mes dy të rinjëve është bërë një sherr banal për gërvishtjen e makinës.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.