E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr fund odiseja e zgjedhjeve të 23 qershorit

kolegjiPas 41 ditësh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor ka mbyllur përfundimisht çështjen e zgjedhjeve të 23 qershorit duke bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve. Mbledhja e djeshme e Kolegjit nisi pak minuta pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se nuk ka korumin e nevojshëm për të bërë shpërndarjen e mandateve të dala nga vota e 23 qershorit.

Vendimi

Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e depozituar të enjten nga Partia Socialiste ku i kërkonte Kolegjit Zgjedhor që të bënte shpërndarjen e mandateve. Menjëherë pas këtij vendimi të Kolegjit nuk munguan as reagimet e përfaqësuesve të të dyja palëve. Kështu përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se ky vendim i Kolegjit u mor nën presionin e mazhorancës së re. Ndjeva keqardhje për faktin se Kolegji, i ndodhur përpara presionit të paligjshëm të PS, me një objekt të paligjshëm të paraqitur jo në kohën e duhur, zgjodhi të dorëzohej përpara këtij presioni të paligjshëm, deklaroi Kaso. Përfaqësuesi i PD-së, tha se Kolegji ka marrë dy vendime anti-kushtetuese dhe ka shkelur autoritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne shprehëm pretendimet tona se një proçedim i tillë është një vendimmarrje e anti-kushtetuese për faktin se reduktohen kompetencat e Kolegjit për të vepruar sipas ligjit. Sot u vu re një uzurpim i kompetencave të Kolegjit nga PS dhe me këto vendime Kolegji i dha goditjen e fundit KQZ-së, u shpreh Kaso.

PS

Nga ana e tij, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Koli Bele e quajti si absurde pretendimin e Partisë Demokratike. Pretendimet e PD për presion politik janë antiligjore. Kolegji po përfundon procesin sipas ligjit. PD nuk pranon dot humbjen e thellë. Sot u nda ajo që zgjedhësit votuan në zgjedhjet e fundit, deklaroi Bele. Pas ndarjes së mandateve nga Kolegji Zgjedhor, Aleanca për Shqipërinë Europiane zyrtarizon 83 mandatatet e saj, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim do përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm me 57 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›