Berisha në Facebook: Kukësi drejt një suksesi historik dhe të merituar!
Kryeministri në detyrë Sali berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar suksesin e ekipit të Kukësit dhe e ka uruar atë për fitore në ndeshjen e radhës.
Berisha shkruan se ekipi është drejt një suksesi historik dhe të merituar!

Kukësi drejt një suksesi historik dhe të merituar!
Të dashur miq, ekipi i talentuar i Kukësit, nën udhëheqjen e presidentit, Safet Gjici dhe trajnierit Armando Cungu, po ngjit këto javë shkallët e një suksesi vërtetë të paparë për futbollin shqiptar në garën e fortë europiane.
Ekipi është buzë playoff-it. Duke i përshëndetur me përzemërsi futbollistët, kapitenin, trajnierin dhe presidentin e klubit ju ftoj ti urojmë të gjithë së bashku ekipit që po bën histori në futbollin tonë fitore në ndeshjen e rradhës dhe suksese gjithnjë e më të mëdha! Sb, shkruan kryeministri Berisha nw Facebook.