E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror, prurje dhe në Elbasan

Fillimi i sezonit turistik veror ka filluar të ndjehet edhe në qytetin e Elbasanit. Gjatë këtyre ditëve, Elbasani është vizituar nga një numër në rritje turistësh, jo vetem vendas por edhe të huaj, pasi qyteti ofron për turistet mundësi të shumta, siç është kalaja që mbart vlerat e shumta arkeologjike dhe historike.
 

Sipas menaxheres së zyres të informacionit turistik në Elbasan Klajda Cyco, elementi më i rëndësishëm ne kalanë e ketij qyteti, vazhdon te mbetet segmenti i rruges Egnatia që kalon brënda saj,segment për të cilin ekziston një projekt nga Bashkia e Elbasanit, qe do të sillte edhe rivitalizimin e saj.
 

Prej pak kohesh, Elbasani ka një guidë turistike për qytetin por edhe një tjetër guidë turistike në rang qarku, të perpiluar nga institucioni i Këshillit te ketij qarku, që prezantojnë me detaje për gjithçka qe ofron qarku i Elbasanit për turistët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›