E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nikolla: Më 15 korrik mbledhja e Këshillit për Imunitetin, shqyrtojmë kërkesën e 14 deputetëve të PD për mocion

Pas dëgjesës së avokatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, Lindita Nikolla ka njoftuar mbledhjen e radhës të Këshillit më 15 korrik për shqyrtimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD për mocion për heqjen e mandatit të Xhaçkës. Ndërsa në mbledhjen e sotme u mor në shqyrtim mocioni i përgatitur nga 1/10 e deputetëve të grupit parlamentar të PD për heqjen e mandatit të ministres, pasi siç pretendojnë ata bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka përfituar si investitor strategjik tokë në Dhërmi.

“Ditën e premte do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet do ftojmë kërkuesit e mocionit të dytë për t’i dëgjuar dhe për të vijuar me kërkesën”, tha Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›