E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Shkarkimi i punonjësve të bashkisë nga Basha, i paligjshëm

Share

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, e ka cilësuar si të paligjshme shkarkimin e më shumë se 70 punëtorëve të bashkisë së Tiranës nga ana e Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat, Nikolla ka theksuar se punonjësve nuk i është dhënë asnjë dokument dhe arsyet e largimit të tyre nga puna duke thyer kështë edhe kodin e punës.

Punonjësit thonë se janë njoftuar në datën 23 nëntor 2011 me shkrim se ndërmarrja do të ristrukturohet dhe punonjësit do të transferohen në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit. Kur janë paraqitur në datën 3 në detyrë, atyre u është komunikuar largimi nga detyra ka theksuar Nikolla.

Bashkia e Tiranës ka theksuar se shkarkimi i këtyre punonjësve është bërë në mbështetje të vendimit të Këshillit Bashkiak, pas një analize të detajuar që iu bë funksioneve të punonjësve, pas së cilës rezultuan shumë mbivendosje funksionesh.

Që prej ardhjes së tij në krye të bashkisë, Basha ka larquar qindra punonjës, për ti zëvendësuar më pas ata me militantë dhe njerëz të tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›