E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolliç komenton dorështrëngimin: Gjest personal i Tadiç

Presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha sot se shtrëngimi i duarve mes kryetarit të Partisë Demokratike, Boris Tadiç dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Dubrovnik, ishte një gjest personal i Tadiç.

Pas takimit me patriarkun Irinej, Nikoliç tha për gazetarët se të premten ka biseduar me Tadiç për vizitën e tij të Dubrovnik, përkatësisht në samitin e Kroacisë dhe se ish presidenti i Serbisë nuk e ka informuar se ai do të takohej me Thaçin.

"Po të më kishte treguar, unë do t`i rekomandoja, që të mos i shtrëngojë duart me një njeri, i cili është nën akuza të rënda", tha Nikoliç.

Presidenti serb Nikolliç tha se shteti nuk ka të bëjë asgjë me duarshtrëngimin mes Tadiç dhe Thaçit dhe se ai si president as që ka qenë i ftuar në samitin e Kroacisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›