E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë,transmetohet biseda e vrasësit të Tuluzës

Policia franceze ka nisur një hetim për të zbuluar se si një stacion televiziv arriti të transmetonte regjistrimin e bisedimeve mes vrasësit islamik Mohamed Merah dhe policisë.

Dialogu, i regjistruar gjatë operacionit të forcave speciale në Tuluz ku Merah mbeti i vrarë, u transmetua nga kanali TF1 ditën e diel.

Të afërm të Merah, përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë, u shprehën të irrituar për faktin se bisedimet u transmetuan.

Merah, 23 vjeç, vrau tre ushtarë francezë dhe katër hebrenj në sulme të ndryshme të kryera në muajin mars, që tronditën gjithë Francën.

Ai u qëllua për vdekje pas një operacioni blic që kulmoi pas 32 orë bisedimesh me policinë në një apartament në jug-perëndim të Tuluzës.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›