E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, kërkohet hetim për vrasjen e një gruaje

Autoritetet afgane thonë se duhet të nis një hetim për të vënë para drejtësisë militantët talebanë që ishin përgjegjës për ekzekutimin publik të një gruaje, e cila akuzohej për tradhti bashkëshortore në veri të Afganistanit.

Ekzekutimi i saj kishte shokuar opinionin publik brenda dhe jashtë vendit, i cili dënoi ashpër veprimin e xhiruar në video.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Sedik Sediki, kërkoi sot një hetim për të gjetur talebanët që qëndruan prapa këitj akti “brutal” të dhunës dhe të terrorizmit.

Më herët, qeveria afgane kishte dënuar aktin duke e cilësuar atë si “jo-mysliman dhe jonjerëzor”.

Videoja e xhiruar tregon pamjet e një femre, e cila qëllohet për vdekje në kokë, veprim që përcillet me brohoritjet e turmës përreth.

Ngjarja ka ndodhur në një rajon të provincës, Parvan, diku 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›