E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolliç takohet më 11 shtator me Putinin

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin, më 11 shtator do të takohet me presidentin e Serbisë, Timosllav Nikoliç, i cili do të zhvillojë një vizitë pune në Rusi me ftesë të homologut rus.
 

Sipas një njoftimi të Kremlinit, gjatë bisedimeve do të diskutohen temat mbi raportet dypalëshe në të gjitha drejtimet.
 

Në njoftim theksohet se Rusia është një nga partnerët kryesore tregtarë në Serbi dhe se qarkullimi i mallrave mes dy vendeve në vitin 2011 ka qenë në vlerë prej mbi 2 miliardë dollarësh, që paraqet një rritje prej 42.5 për qind, krahasuar me vitin 2010.
 

Timosllav Nikollç ka qëndruar në Rusi kur është shpallur fitues në zgjedhjet presidenciale serbe, por ende pa u inauguruar zyrtarisht.
 

Ai më herët ka paraqitur qëndrime pro-Moskës dhe kundër Bashkimit Evropian, por, pas ardhjes në pushtet, thotë se pritoritet i Serbisë është integrimi në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›