Shpërthim në funeral, vriten 25 afganë

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja, e cila sqaron se në funeralin e një lideri fisnor merrnin pjesë qindra banorë dhe zyrtarë lokalë. Guvernatori i distriktit Dur Baba është në mesin e 30 të plagosurve.
Banorët vendas së fundmi kanë organizuar një kryengritje kundër talebanëve. Liderët fisnorë dhe zyrtarët e inteligjencës për shpërthimin e sotëm kanë fajësuar talebanët. Ky shikohet si veprim hakmarrës kundrejt kryengritjes ndaj tyre.
Një dëshmitar tha për “BBC”-në, se sulmuesi po ecte në mesin e pjesëmarrësve në funeral./Start/F. P/
2012-09-04 16:18