Prishtina dhe Shkupi bien dakord per kufijte
Grupet punuese nga Prishtina dhe Shkupi u takuan dje ne kryeqytetin e Maqedonise per te diskutuar ceshtjen e demarkacionit te kufirit dhe duke e mbyllur me sukses, duke rene dakord te dyja palet per kete ceshtje. Kryetaret e komisionit nga ana kosovare, Bekim Collaku dhe maqedonase, Todor Nanev, nenshkruan protokollin, ne te cilin parashihet qe procesi i demarkacionit kufitar midis Maqedonise dhe Kosoves te mbaroj ne afat prej 1 viti. "Protokolli bazohet ne Planin e Ahtisarit dhe marreveshjen e vitit 2001. Ne te parashihet qe brenda 1 viti komisioni ta mbaroj demarkacionin", deklaroi Todor Nanev. Takimet do te vazhdojne ne periudhen e ardhshme, kurse takimi i radhes do te mbahet ne Prishtine, kur edhe duhet te vendoset per materialet e tjera, te cilat jane pjese e memorandumit. Nanev deklaroi se ne takim nuk ka pasur momente te kundershtimeve dhe mosmarreveshjeje. Perfaqesuesi kosovar, Bekim Collaku, ka deklaruar se dokumenti eshte nenshkruar me "Republika e Kosoves". Ndersa brenda 20 diteve, komisioni do te dal ne terren. Ne takim kane marre pjese edhe perfaqesues te Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove. Protokolli eshte nenshkruar ne pajtim me nenin 3.3 nga aneksi 8 i Planit te Ahtisarit. Ky eshte takimi i dyte qe nga formimi Grupeve Punuese, ashtu sic parashikohet ne pakon e Ahtisarit. Dje dy grupet nenshkruan nje memorandum mirekuptimi per punen e perbashket ne te ardhmen. Prishtina e ka kontestuar marreveshjen e vitit 2001 ndermjet Shkupit dhe Beogradit, e cila i jep Maqedonise rreth 2500 hektare toke te Kosoves. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, shteti me i ri ne Ballkan ka edhe shume ceshtje te tjera te pazgjidhura, sic eshte ajo e njohjes se pavaresise se saj dhe percaktimi i kufijve. Maqedonia ende nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves.