E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikt fjalim ne Kombet e Bashkuara

Papa Benedikti XVI, vizitoi dje Nju-Jorkun dhe ndalesa e tij e pare e tij ishte selia e Kombeve te Bashkuara, ku foli perpara Asamblese se Pergjithshme te kesaj organizate. Papa gjithashtu u takua me Sekretarin e Pergjithshem dhe do te kete mundesi te pershendes stafin e Kombeve te Bashkuara. Vizita e Papes vjen ekzaktesisht nje vit pas vizites se Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara ne Vatikan. Zoti Ban, duke folur me gazetare, u dha atyre nje ide rreth temave, qe ai do te diskutonte me Papen gjate takimit te tyre. "Mendoj te diskutoj me te rreth disa problemeve, duke filluar nga zhdukja e varferise, programit te zhvillimit te mijevjecarit, ndryshimet klimatike, dialogu midis qyteterimeve. Keto kohe, ne jemi duke u perballuar me shume sfida. Ne kemi nevoje per nje mbeshtetje te madhe shpirterore nga Papa. Vertet qe jam optimist per takimin me te", deklaroi Mun. Vizita e fundit e nje Pape ne Kombet e Bashkuara ishte ajo e Papa Gjon Palit te Dyte, ne vitin 1995.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›