E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tempulli budist heq dore nga stafeta olimpike

Autoritetet ne nje tempull budist ne Japoni kane vendosur qe te mos marrin pjese ne ceremonine e stafetes se pishtarit javen e ardhshme. Murgjit ne tempullin Zenkoji, ne Nagano, thane se jane te shqetesuar ne lidhje me situaten ne Tibet dhe nivelin e sigurise per kete ngjarje. Kryetari i Komitetit te Stafetes Olimpike, Kunihiko Shinohara, tha se e respektonte vendimin e murgjve dhe se do te ndryshonte vendin ku do te fillonte stafeta. Por, gazetaret njoftojne se ka spekulime dhe itinerari i stafetes tani mund te jete me i shkurter dhe rruga mund te ndryshohet, sic ndodhi ne San Francisko. Flaka olimpike tanime po shnderrohet ne nje problem per vendet pjesemarrese dhe qe jane organizatore te lojerave olimpike. Kjo pasi shume protestues pro-tibetian po pengojne ceremonite e stafetes olimpike, duke sjelle edhe probleme te shumta per shtetin qe e organizon. Kerkesa per anulimin e kesaj olimpiade i jane drejtuar Presidentit Bush.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›