Nimici sot në Shkup
Autori i Lajmit: red.
Ndërmjetësuesi i OKB-së për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për dallimet rreth emrit Metju Nimic, sot është në Shkup, ku do takohet me Presidentin e Maqedonisë.
Presidenti Branko Cërvenkovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski, siç u kumtua pas takimit koordinativ të tyre, do ta presin Nimicin me pozicion të harmonizuar lidhur me idetë, që i ka prezantuar në raundin e fundit të bisedimeve me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë në Nju-Jork më 13 gusht.
Pas takimeve të ndara me negociatorët e Maqedonisë dhe të Greqisë në Nju-Jork, Nimic ka deklaruar se janë duke shqyrtuar ide të reja, por edhe variante të vjetra, për të cilat është biseduar më parë dhe të dyja palët janë pajtuar se çështja themelore për të cilën duhet të bisedohet është emri. Mediatori vlerësoi se kontesti rreth emrit mund të zgjidhet dhe se përmbyllja e tij do të hapë rrugë për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera.
Ndërkohë, në përgjigjen e letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Mun, që ia dërgoi Kryeministrit Gruevski, thuhet se i dërguari i tij Metju Nimic do të vazhdojë me orvatjet e tij për gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit. Gjithashtu shtohet se është i vetëdijshëm se ekzistojnë edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë lëndë e diskutimit mes Shkupit dhe Athinës dhe shpreson se me zgjidhjen e çështjes së emrit, do të hapet rruga për marrëdhënie më të mira, të cilat do të kontribuojnë për zgjidhjen e tyre.
Nimici prej Shkupit, të premten niset për në Selanik në takim me negociatorin grek Ademantios Vasilakis. Deri tani nuk ka paralajmërime për takime të nivelit më të lartë. Mediat greke informojnë se Athina mundohet t i shmangë tentimet e Uashingtonit për përmbylljen e kontestit për emrin para kalimit të mandatit të presidentit Xhorxh Bush. Greqia, siç theksojnë, tani më e ka informuar Nimicin se nuk ka nevojë për takime plotësuese për shkak se pozicionet e saj për çështjen e emrit janë të qarta.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008