E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot shpërndahet libri i transparencës, 7 ditë për ankesat

Autori i Lajmit: red.
Ka përfunduar përllogaritja e pikëve të maturanteve që morën pjesë në procesin e Maturës Shtetërore. Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha drejtoritë arsimore në rrethe do të kenë në disketa të ashtuquajturin “libri i transparencës”, i cili përmban të gjitha të dhënat, nga notat e katër provimeve të maturës, atyre të detyrueshme e dy provimeve me zgjedhje e të gjitha pikët e fituara, sipas dhjetë degëve të renditura. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, maturantët do të mund të njihen me pikët në ditët në vazhdim, e ndërkohë do të kenë rreth një javë kohë në dispozicion për të bërë ankesat e tyre, nëse do të shohin gabime në përllogaritjen e pikëve. Ndërkohë po nga këto burime, javën e parë të shtatorit pritet të dalin fituesit sipas degëve përkatëse. Më pas do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do të shpallë dhe datën e regjistrimeve të para e disa ditë më vonë datën për fazën e dytë të regjistrimeve. Përllogaritja e pikëve të maturantëve u bë nga “Aprial”, Agjencia e Pranimeve të Institucioneve të Arsimit të Lartë, një agjenci që u krijua për herë të parë këtë vit.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›