E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niniç: Referendumi në veri të Kosovës duhet shtyrë

Referendumi në komunat e veriut të Kosovës duhet shtyrë menjëherë, ka deklaruar i ashtuquajturi kryetar i komunës së Leposaviçit, Branko Niniç.

Në deklaratën e tij për mediat serbe, Niniç është shprehur kundër mbajtës së referendumit duke përmendur tre argumente: rezultati i referendumit dihet paraprakisht, mbajtja e tij do të mund ta ngadalësonte rrugën e Serbisë në integrimet evropiane, ndërsa serbët e veriut të Kosovës do të mbeteshin pa mbështetjen e të vetmit shtet të cilin e pranojnë Serbinë.

Niniç ka thënë se personalisht nuk është i përfshirë në organizimin e këtij referendumi për komunën e Leposaviçit.

“Serbët e veriut nuk munden të jenë të vetëm kundër të gjithëve”, ka tërhequr vërejtjen ai. “Ato parti që janë kundër hyrjes në BE, qëllimin e tyre duhet ta realizojnë në mënyra të tjera - jo pas shpinës së serbëve të Kosovës” ka theksuar më tej Niniç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›