Kriza e Eurozonës në fokusin e samitit të BE-së

Samiti i sotëm fillon në orën 14:00 në Bruksel dhe parashikohet të zgjasë vetëm disa orë. Situata nuk është e qetë, pasi në Belgjikë po mbahen greva kundër masave shtrënguese dhe në Greqi ka polemika lidhur me masën e kontrollit të institucioneve ndërkombëtare ndaj institucioneve të vendit. Por, për herë të parë prej shumë kohësh samiti nuk mbahet në një atmosferë urgjence absolute rreth euros.
Bashkimi Evropian ka më shumë se 23 milionë të papunë dhe ekziston frika se masat e ashpëra të kursimeve do të dëmtojnë ndërmarrjet.
Komisioni Evropian thotë se shkurtimet duhet të jenë të mirë menduara, që qëllojnë në shenjë, në mënyrë që të lënë hapësira për për rritje ekonomike në të ardhmen.
Shumica e shteteve anëtare- me përjashtim të Britanisë së Madhe- pritet të nënshkruajnë një traktat të ri boxhetor. Objektivi është koordinimi I politikave buxhetore në Eurozonën 17-kombëshe./Start/F. Prroni/
2012-01-30 11:46