E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përçahen serbët, “kryetari” i Leposaviçit kundër referendumit

Duket se referendumi i paralajmëruar në veri në mesin e shkurtit, mund të mos mbahet fare. Branko Ninic, kryetar ilegal i Leposavicit ka deklaruar se mbajtja e referendumit është e panevojshme dhe mund të dëmtojë Serbinë.
 

“Ne të gjithë e dimë rezultatin, por duke e mbajtur mund të humbasim edhe përkrahjen e shtetit të vetëm që njohim, Serbisë”, ka thënë Ninic, anëtar i Partisë Demokratike të Tadiç. Por, kryetarët e tjerë ilegalë të veriut u përkasin partive opozitare të Serbisë dhe mund të ecin tutje me referendumin, duke e sfiduar Tadiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›