Niperit e dajallaret thika e arme per nje gardh

DURRS/ Kater vete jane plagosur pas konfliktit te djeshem. Dy prej tyre ne gjendje te rende
Nje sherr per nje gardh ne fshatin Rrushkull te qytetit te Durresit ka cuar ne nje konflikt te pergjakshem kater te rinj. Konflikti ku jane perfshire persona me lidhje gjaku mes tyre daja dhe niper ka perfunduar me perdorimin e armeve te zjarrit dhe thikes. Pas gjakosjes rreth nje km larg vendbanimeve te tyre bashkefshataret kane nderhyre dhe kane marre te plagosurit duke i transportuar ne spital.
Duke qene se mund te vazhdonte konflikti mes familjeve eshte bere edhe ndarja e paleve ne spitalin e Durresit te plagosurit me arme zjari dhe ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ata qe jane goditur me thike. Sipas te dhenave paraprake te policise sherri mes Artan dhe Admir Ujkes si dhe vellezerve Ylli e Bledar Kola ka nisur qe prej dites se hene. Dje paradite sherri eshte rindezur dhe ka vazhduar ne qender te fshatit ku pjesemarresit jane goditur me thika dhe arme zjarri.
Nga ky konflikt kane mbetur te plagosur ne gjendje te rende Admir Ujka i cili eshte shtruar ne spitalin e Durresit dhe Ylli Kola ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.
Dy te plagosurit e tjere jane jashte rrezikut per jeten. Policia po heton per te zbuluar armen automatike qe eshte perdorur ne konflikt dhe me pas eshte fshehur dhe deklaron se pritet per tu proceduar disa vete. Nderkohe thika eshte gjetur ne vendngjarje dhe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Gjasat sipas hetimeve jane qe ajo te kete qene ne pronesi te Kolave ndersa arma e perdorur nga pala tjeter.
Per gjendjen e Admir Ujkes ka folur edhe shefi i Repartit te Urgjences ne Spitalin Rajonal te Durresit Ashim Zogu i cili deklaroi se ai ka marre goditje ne koke si dhe ka 2 fraktura thyerje kockore.
Per vellezerit Kola qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak ai thote se me rende eshte Ylli i cili i eshte nenshtruar nje operacioni. Per Bledarin u deklarua se ka marre nje plage me thike ne shpatullen e djathte dhe se mund te permiresohet shpejt. Policia qe ka mberritur ne vendngjarje po heton shkaqet qe cuan ne kete ngjarje te rende.
Sipas njoftimit te bere te perfshiret ne sherr kane lidhje gjinore mes tyre jane daja dhe niper dhe se konflikti sipas zedheneses Ornela Cako ka qene nje gardh qe ndante pronat e tyre dhe qe mes tyre diskutohej se kujt i perkiste nje territor toke.
Policia ka sekuestruar edhe disa gezhoja arme tip kallashnikov nderkohe qe po ben hetime mbi gjetjen e kesaj arme dhe per personin e dyshuar se ka prishur provat e vendngjarjes duke larguar armen nga skena e krimit. M.Brunga