Spanjë, arrestohet makinisti që shkaktoi vdekjen e 78 personave
SPANJË- Arrestohet makinisti i trenit qe doli dje nga shinat ne Spanje, incident ky qe i morri jetën 78 personave, ndërsa u plagosen 180 të tjerë.
Lajmi konfirmohet nga policia spanjolle e cila tha se makinisti ndodhet nën mbikëqyrje në spital dhe akuzohet për krime lidhur me aksidentin. Sipas shefit të policisë së Galicias, makinisti Jose Garzon Amo do të merret ne pyetje pasi dyshohet si shkaktar i daljes se trenit nga shinat. Por, për momentin ai nuk mund të dëshmojë se ndodhet nën mjekim. Sipas disa raportimeve ende të paidentifikuara treni po udhëtonte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar në momentin kur ndodhi aksidenti.
Spanja ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas kësaj ngjarje që përben një prej tragjedive më të rënda hekurudhore në vend.
(e.m/BalkanWeb)