Nipi i Aldo Bares denimi italian njihet ne Shqiperi
Alxhi Nallbani 33 vjec sipas policise nip i Aldo Bares i arrestuar tri dite me pare ne Tirane do ti nenshtrohet procedures se njohjes se vendimit penal te huaj. Arrestimi i tij eshte bere ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane ku per shkak te kundershtimeve te 33-vjecarit policia u detyrua te qellonte disa here ne ajer per neutralizimin e te kerkuarit. Policia shqiptare ne kete rast ekzekutoi urdher-arrestin e leshuar nga gjykata italiane nderkohe qe procedurat e metejshme do te vazhdojne me transferimin e dosjes nga Italia ne Shqiperi. Sipas policise nipi i Aldo Bares shtetasi Alxhi Nallbani eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar me 14 vjet burg per akuzen e trafikut te droges mes Shqiperise dhe Italise. Denimi u dha ne mungese te 33-vjecarit te njohur me pseudonimin Xhili. Ai me pas u rendit ne nje liste prej 19 personash anetare te grupit te Aldo Bares qe kishte vepruar ne Itali duke kryer trafik droge nen drejtimin e Enver Dondollakut i konsideruar si krahu i djathte i Aldo Bares. Pas arrestimit te Alxhi Nallbanit nga Fieri prokuroria pritet te kerkoje ne gjykate mbajtjen e tij ne gjendje arresti derisa te mberrije ne Tirane vendimi i gjykates italiane qe e denon ate me 14 vjet burg. Mbi bazen e nje marreveshje te perbashket mes Italise dhe Shqiperise gjykatat vendase do te bejne njohjen e vendimit penal te huaj pasi vepra penale e trafikut te narkotikeve njihet si krim edhe nga legjislacioni shqiptar. Precedenti me i fundit i njohjes se vendimit penal te huaj konkretisht per shtetas te akuzuar si pjese e grupit te Aldo Bares ndodhi me shtetasin Edmond Bego. Ai u arrestua ne Tirane bazuar ne mandat-arrestin e pales italiane dhe me pas u denua me rreth 10 vjet burg ne njohje te vendimit penal te dhene ndaj tij ne mungese nga gjykata italiane. Gjykata shqiptare njohu ne Shqiperi denimin e dhene ne Itali ndaj Begos edhe pse ai mohoi te kishte lidhje me Aldo Baren apo me aktivitetet qe i faturoheshin nga autoritetet italiane per trafik narkotikesh. tr.so