Gruaja ra nga ballkoni prokuroria Ishte vrasje
TIRANE - Prokuroria e Tiranes mbylli hetimet duke e klasifikuar si vrasje me dashje ngjarjen e 7 qershorit 2010 ne kryeqytet ku nje 44-vjecare vdiq pasi ra nga ballkoni i katit te katert te nje pallati prane 21 Dhjetorit. Per ngjarjen qe fillimisht u dyshua si vetevrasje nga ana e viktimes Flareta Tartari prokuroria ka vene nen akuze si autor te dyshuar te saj 33 vjecarin Fatmir Frisku. Sipas prokurorise Frisku akuzohet per veprat penale te vrasjes me dashje dhe te veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes. Dosja e kopsitur nga prokurori i Prokurorise se Tiranes Blerim Tominaj u depozitua per gjykim ne Gjykaten e Tiranes pak dite me pare. Ne kete gjykate kjo ceshtje mban numrin 2479 dhe shorti elektronik ka perzgjedhur gjyqtarin Arben Micko si shqyrtues te saj. Sipas prokurorise nga hetimet eshte arritur te vertetohet se vdekja e 44-vjecares Tartari nuk ka qene vetevrasje por nje vrasje me dashje. Referuar hetimeve i dyshuar per kete vrasje eshte Fatmir Frisku pronari i apartamentit ku ndodhi ngjarja i cili dyshohet ta kete shtyre viktimen jashte ballkonit. Po sipas akuzes i njejti person eshte perpjekur edhe te mbuloje rrjedhen e vertete te ngjarjes duke e paraqitur ate si nje vetevrasje. Nje trup nudo dhe i pajete i nje femre u gjet mbremjen e 7 qershorit 2010 prane nje pallati ne zonen e 21 Dhjetorit ne Tirane. Fillimisht policia hodhi dyshime mbi nje vetevrasje ose nje renie aksidentale nga nje ballkon i katit te katert. Ne kete ballkon blute verejten pllaken e mermerit te demtuar si edhe disa vazo te thyera. Gjate keqyrjes prane vendit te ngjarjes ne nje ngushtice mes dy pallatesh polica gjeti nje cante. Brenda saj ndodheshin rrobat e viktimes nje shume prej 20 mije lekesh te vjetra dhe nje pasaporte nga e cila u zbulua dhe identieti i saj. Njekohesisht dyshohej se ajo ishte nje prostitute. Rreth 24 ore me pas forcat e policise arrestuan te pandehurin Fatmir Frisku pronarin e apartamentit ku ndodhi ngjarja. Ndalimi i tij u realizua pasi dyshohej se ai kishte ushtruar dhune psikologjike ndaj 44-vjecares dhe per pasoje ajo ishte vetehedhur nga ballkoni. Ne kete linje Gjykata e Tiranes caktoi per te masen e sigurise arrest me burg per akuzen e shkaktimit te vetevrasjes. Por pista e vrasjes se 44-vjecarja mund te ishte shtyre nga ballkoni pas nje konflikti me te dyshuarin Frisku filloi te thellohej me vone atehere kur nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi gruaja kishte kryer marredhenie seksuale vetem nje ore para se te vdiste.