Nipi ia vjedh bizhuteritë stërgjyshes

Policia e Tiranës, foto arkiv
Një 80-vjeçare ka denoncuar nipin e saj në polici, pasi ky i fundit ia ka vjedhur stërgjyshes së tij bizhuteritë prej ari.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në zonën pranë stadiumit Dinamo në datën 1 qershor, shtetasja 80- vjeçare, M.Kasemi, ka bërë një denoncim për vjedhje në komisariatin numër 2 të kryeqytetit.
Burime të policisë bëjnë me dije se ka dyshime të arsyeshme se autor i vjedhjes është stërnipi i së moshuarës, shtetasi J. Duri 17 vjeç.
Ndërkaq hetimet vazhdojnë për të sqaruar arsyet që e shtynë 17-vjeçarin të vjedhë stërgjyshen e tij. Ndërkaq adoleshenti është shpallur në kërkim nga policia. /E.L/