Rasmussen: KFOR-i u vetëmbrojt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i ka përgëzuar ushtarët e KFOR-it për mënyrën se si e kanë zhvilluar operacionin e heqjes së barrikadave të premten e kaluar në veri të Kosovës.
Shefi i NATO-s, ka shprehur keqardhje për shkak të dhunës që ndodhi. Duke folur për konfrontimin e ushtarëve të KFOR-it me radikalët serbë, Rasmussen ka thënë se, trupat tona kanë vepruar për vetëmbrojtje.
Ai ka siguruar se, KFOR-i do të zbatojë mandatin për të ofruar liri të lëvizjes për të gjithë, ndërsa nuk ka dashur të komentojë nëse NATO-ja duhet të jetë edhe më e kujdesshme në Kosovë pas zgjedhjes së kryetarit të ri serb, Tomislav Nikoliç. /Telegrafi/
Përgatiti: E.L