E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi i brendshem, interesat ne rritje

Nga ana tjeter interesi i letrave te borxhit qeveritar, bonove te thesarit ka arritur vleren me te larte gjate muajit janar qe nga zgjedhjet parlamentare te korrikut 2005. Per bonot me maturim 12 mujor interesi ka arritur ne 8.5 per qind nga 7.7 ishte gjate muajit dhjetor 2006 kur kerkesa e qeverise per borxh te brendshem ishte ne pikun e saj. Burimet ne Banken e Shqiperise e shpjegojne kete rritje te normes se interesit ne bono me shtrengimi i politikes monetare te BSH e cila si rregull transmetohet menjehere ne bonot e thesarit. Gjate muajit nentor te 2007, Banka e Shqiperise rriti normen e baze te interesit te lekut me 0.25 duke e cuar ate ne 6.25 per qind nga 6 qe ishte me pare. Shtrenjtimi i lekut me qellim frenimin e rritjes se inflacionit dhe kreditimit nga bankat e nivelit te dyte, u transmetua menjehere ne rritje e interesave ne bonove te thesarit, depozitave ne leke dhe kredive ne leke ne bankat e nivelit te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›