E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvleresimi i USD ul borxhin

Zhvleresimi i dollarit ne raport me monedhen vendase ka ndihmuar qeverine shqiptare te reduktoje kostot e shlyerjes se interesave te borxhit te jashtem. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane bere te ditur se, ndryshimi i kursit te kembimit te USD ndaj monedhave perberese te stokut dhe lekut kane sjelle nje ulje te shpenzimeve ne masen te pagesave te borxhit te jashtem. Ne fakt nje pjese e konsiderueshme e borxhit te jashtem te shtetit shqiptar eshte i emetuar ne dollarin e amerikan. Vetem Bankes Boterore qeveria shqiptare i detyrohet rreth 728 milione dollare, pasi kredite e dhena nga ajo jane ne dollare. Nencmimi i dollarit keto vitet e fundit e ka ndihmuar qeverine shqiptare te paguaje me pak interesa per borxhin e jashtem. Pervecse me Banken Boterore qeveria shqiptare ne vitet e meparshme e ka kontraktuar borxhin e jashtem ne dollare amerikane. Megjithate, kursi i kembimit mund te behet kercenues per shlyerjen e detyrimeve ne fjale. Pasi nje zhvleresim i monedhes vendase ndaj valutave qe eshte marre borxh do ti krijonte kosto ta paparashikuara qeverise per shlyerjen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›