E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Lushnje Zgjidhja e vetme largimi i Berishes

Ndalesa e rradhes e kryetarit te opozites Edi Rama ne turin “Fajin e ka Saliu” ka qene Lushnja nga ku ai edhe njehere riperseriti se zgjidhja e vetme per vendin eshte largimi i Sali Berishes nga pushteti.

"Aty ku qeveria si këtu në vendin tonë nuk është forca e shembullit, po shembulli i forcës popullit nuk i mbetet asgjë tjetër, përvecse ti shkurtojë asaj ditët dhe të afrojë me cdo mjet demokratik ditën e clirimit prej saj", tha Rama.

Rama edhe njehere vuri theksin tek protesta e 21 janarit per te cilat tha se pjesëmarrja tregoi sipas tij degradimin dhe deshperimin social. "Nuk mund të ketë drejtësi duke parë të gjithë se cdo bëjë prokuroria dhe si do mbarojë tragjedia e radhës në gjykatë, sepse nuk diskutohet që do të mbarojë si farsa e rradhës në rast se ne nuk largojmë Saliun bashkë me padrejtësinë nga tryeza e qeverisë", u shpreh ai.

Kryetari i opozites tha se gara e tete majit, nuk eshte per te zgjedhur drejtuesit vendor,por nje beteje politike per te larguar Berishen nga pushteti.  Pas qytetit te Lushnjes turit i kreut te Partise Socialiste ndalet ne Greqi ne takim me elektoratin e majte shqiptar ne vendin fqinj.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›