Nis Konventa e Dytë e LDD-së

(E plotësuar) Ka nisur punimet Konventa e Dytë e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), në të cilët duhet të zgjidhet edhe kryetari i ri. Për këtë post, konkurron vetëm lideri aktual Nexhat Daci, pa ndonjë kundërkandidat.
Kryetari Daci, në hapje të punimeve të Konventës, ka thënë se Kosova nuk është pavarësuar as në vitin 1999, as me Deklaratën e Pavarësisë, dhe as me aprovimin e Kushtetutës, pasi që në një të katërtën e territorit të saj institucionet e Kosovës nuk e kanë shtrirë legjitimitetin.
Për t’u rizgjedhur, Daci duhet të fitojë votat e më shumë se gjysmës nga 501 delegatët e pranishëm.
Akademiku i pazëvendësueshëm
Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci, pritet të rikonfirmohet kryetar i dardanëve, në Konventën e Partisë, e cila mbahet sot në Prishtinë.
Ai nuk pritet të ketë kundërkandidat, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit pësoi disfatë dhe elektorati i LDD’së u zvogëlua.
Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Gani Geci, thotë se askujt nuk i është ndaluar të kandidojë për kryetar të partisë, por tash për tash nuk sheh asnjë individ që mund të zëvendësojë akademikun Daci.
“Deri më tani nuk kemi parë ndonjë zyrtar të partisë që mund të zëvendësojë Nexhat Dacin, i cili për momentin është i pazëvendësueshëm”, ka thënë ai.
“Demokracia e lejon të ketë edhe kandidatë të tjerë për kryetar të partisë”, ka shtuar ai.
LDD’ja ka kaluar momente jo të mira pas zgjedhjeve të vjetshme komunale. Kjo parti pati rënie të elektoratit, çka ndikoi që disa anëtarë të Kryesisë së saj t’i drejtojnë shigjetat kah Nexhat Daci. Ai u akuzua se zhgënjeu elektoratin e tij kur vendosi të garonte së bashku me AKR’në në shumë komuna, derisa publikisht disa udhëheqës të LDD’së i kërkuan që të mendojë për një bashkëpunim me LDK’në.
Megjithëse Daci i ka zgjatur dorën e bashkëpunimit ish-partisë së tij, zyrtarët e LDK’së i janë përgjigjur negativisht ofertës së LDD’së për marrëveshje parazgjedhore me arsyen se nuk është koha e koalicioneve.
Ditë më parë, Sekretari i LDD’së, Lulzim Zeneli ka paralajmëruar se pas Konventës do të dalin me kundërpërgjigjeje lidhur me ofertën e tyre për LDK’në.
“Pas Konventës do të ketë paraqitje dhe do të jepet kundërpërgjigjja për LDK’në. Aty do të orientohen disa qëndrime të LDD’së për periudhën e ardhshme”, pati thënë Zeneli.