Edhe tre ministra

Ata që kanë ambicie për t’u bërë ministra, nuk duhet të zhgënjehen se riformatizimi i Qeverisë i ka mbyllur gjitha dyert.
Qeverisë së Kosovës gjatë këtij viti pritet t’i shtohen deri në tre ministra të rinj – por pa portofol.
Kjo pritet të ndodhë menjëherë pasi të miratohet Projektligji për Qeverinë, që aktualisht ndodhet në Kuvend.
Se Qeveria ka nevojë për ministra pa portofol, e ka konfirmuar të premten për Express, zëdhënësi i saj, Memli Krasniqi.
“Para se të miratohet ky projektligj, nuk mund të paragjykojmë se sa ministra apo për cilat fusha mund të emërohen. Ajo që krijon Ligji, është mundësia. Ndërsa emërimi aktual varet nga nevoja dhe konteksti i momentit kur Projektligji të miratohet. Ne mund t’i përmendim tani më shumë se 20 fusha që do të mund të mbuloheshin nga ministrat pa portofol, por nuk mund të themi konkretisht pa pasur hapësirë ligjore”, tha Krasniqi.
Por a do ta shfrytëzojë Qeveria Thaçi hapësirën ligjore pas miratimit të Projektligjit për Qeverinë?
“Meqenëse Ligji e parasheh atë mundësi, është e natyrshme që të shfrytëzohet. Por se a do të emërohen menjëherë, apo pas një periudhe dhe a emërohen tre ministra apo dy, ajo mbetet në kompetencë të Kryeministrit”, tha Krasniqi për Express.
Kuvendi i Kosovës e ka të paraparë në agjendën legjislative miratimin e Projektligjit të Qeverisë brenda këtij viti.
Kryetari i Komisionit parlamentar për legjislacion, Bahri Hyseni, ka deklaruar të premten se brenda këtij viti pritet të hyjë në fuqi Ligji për Qeverinë.
“Ju e dini se ai projektligj është i paraparë me agjendë legjislative sivjet. Njëherë pati dalë në seancë ky projektligj, por nuk është aprovuar për shkak se grupet parlamentare patën kërkuar që ky projektligj të miratohet së bashku me Projektligjin për deputetët. Por besoj se brenda këtij viti ai projektligj do të miratohet”, tha Hyseni për Express.
Projektligji që përcakton organizimin dhe funksionimin e Qeverisë, do të sjellë risi në ekzekutivin kosovar.
Në nenin 19 të këtij projektligji, thuhet se ministrat pa portofol janë anëtarët e Qeverisë të cilët udhëheqin fusha të caktuara të politikës qeveritare, të identifikuara si prioritete, pa qenë në krye të një portofoli klasik ministror. Ata vendosen pranë Kryeministrit dhe asistohen nga struktura të cilat i takojnë Qeverisë.
Ministra pa portofol ka ose ka pasur në qeveri të shteteve të ndryshme të botës, duke përfshirë shtetet e Ballkanit.
Në nenin 3 të Projektligjit thuhet se ministër pa portofol mund të jetë edhe ndonjëri nga zëvendëskryeministrat.
Ministri pa portofol mund të emërojë deri në dy këshilltarë politikë, përkatësisht tre këshilltarë më pak se një ministër klasik.
Hyrja në fuqi e Ligjit për Qeverinë shfuqizon dispozitat kundërthënëse të ndonjë ligji tjetër apo rregulloret e UNMIK’ut që aktualisht rregullojnë punën e ekzekutivit të Kosovës.
Qeveria aktuale ka 18 ministra. Së fundi, bashkë me procesin e riformatizimit, u formua Ministria për Integrim.
Ndryshimet që ndodhën në qeverinë aktuale janë paralajmëruar qysh në fund të vitit të kaluar dhe Kryeministri Thaçi ka konfirmuar se ato do të vazhdojnë. Java e ardhshme pritet t’i sjellë ndryshimet në përbërjen e zëvendësministrave. Disa zëvendësministra do ta ndërrojnë dikasterin, disa do të kthehen vetëm si deputetë, e disa të tjerë mund të mbesin pa pushtet.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shtrirë autoritetin e tij kushtetues edhe në institucione të tjera duke shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe dy kryeshefa ekzekutivë të agjencive.
Ai gjatë kësaj jave ka thënë se afirmimi i qeverisjes do të vazhdojë. Jozyrtarisht, Expressi ka mësuar se pas riformatizimit të zëvendësministrave, këtij procesi mund t’i nënshtrohen edhe menaxherë të kompanive publike dhe institucioneve të tjera që funksionojnë nën ombrellën e Qeverisë.