E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu ngushëllon për fatkeqësinë në Poloni

Me rastin e vdekjes tragjike të presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë.

“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë”, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.

Po ashtu, presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të.

Presidenti polak, Lech Kaczynski, së bashku me 88 veta të tjerë, ka humbur jetën sot tragjikisht në një aksident ajror në Rusi, derisa po shkonte për të nderuar 22 mijë ushtarët polakë, të pushkatuar në vitin 1940 me urdhër të Stalinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›