E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Muaji i Shenjte i Ramazanit

Ne qytetin e Misurates, pavarësisht se Muaji i Ramazanit ka nisur qe mbrëmjen e se dielës, rebelet nuk i kane ndërprerë përleshjet me trupat e kolonel Gedafit. Nga Tripoli ne Kajro pyetja mbetet e njëjtë: - A do te shërbejë muaji i shenjte qe pranvera arabe te shijohet e te gëzohet ne te gjithë boten islame? Sa i përket vendeve te tjera, nga Afganistani ne Irak, Ramazani i 2011 vihet ne pikëpyetje për rreziqet qe kanosen nga jashtë. Ne Bagdad, ushtria irakiane është ne gjendje te larte alarmi dhe ka dyfishuar kontrollet ne te gjitha pikat kufitare. Dita e pare e agjërimit për besimtaret myslimane ka nisur fillimisht ne Indonezi, e cila është dhe vendi qe ka përqindjen me te larte te besimtareve myslimane ne te gjithë boten, por ai kremtohet edhe ne SHBA e normalisht ne pjesën me te madhe te Lindjes se Mesme. Ndërsa ne Iran, Muaji i Shenjte nis një dite me vonese. Ramazani konsiderohet nga myslimanet një muaj që i afron ata më pranë Zotit përmes sakrificës, si simbol i devotshmërisë ndaj Allahut përgjatë 30 ditëve, e qe finalizohet me festen e Fiter Bajramit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›