E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 te arrestuar për zgjedhjet ne Shale

Zyrtarisht policia pohon se procesi është bllokuar nga ndërhyrjet e simpatizantëve te dy koalicioneve kryesore. “Grupe të ndryshme personash, mes te cilëve 5 shtetasit e arrestuar, janë vërsulur në drejtim të komisionerëve, duke shkaktuar kështu bllokimin e tyre dhe të rrugë kalimeve për tek qendra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë. Si pasoje e kësaj situate u krijua një konflikt midis dy grupe personash, simpatizantë të dy subjekteve politike të Aleancës për të Ardhmen dhe Aleancës për Qytetarin, duke bërë të mundur pengimin me dhune të subjekteve elektorale, për zhvillimin e rregullt, të aktivitetit zgjedhor,” thuhet ne komunikatën e policisë. Sa i përket rivotimit ne komunën Shale, pritet vendimi i KQZ. Ne këtë komune përballen Bale Vuksani nga Aleanca për te Ardhmen dhe Dede Tonaj i koalicionit Aleanca për Qytetarin. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›