SHBA arrin marrëveshjen për borxhin
Lajmi është bere publik nga vete kreu i Shtëpisë se Bardhe, Barack Obama. Sipas marrëveshjes, cikli i borxhit publik do te rritet deri ne 2.4 trilion dollarë, i shtrire ne dy faza te njëpasnjëshme. Një cikël do te nise menjëherë dhe tjetri do te duhet te votohet serish ne muajin nëntor. “Jam përpara jush për te t’ju bere me dije se është arritur një marrëveshje midis forcave politike, e cila do te shpëtojë vendin nga falimentimi. Pjesa e pare e kësaj marrëveshjeje bën fjale për reduktimin e shpenzimeve me 1 trilion dollarë përgjatë 10 viteve te ardhshme, por ne do te bëjmë investime te reja e do te krijojmë vende te reja pune. Kjo nuk është zgjidhja qe unë do kisha preferuar, por është një proces përkushtimi dhe unë jam i gatshëm. Ne këtë faze çdo gjë do te jete ne tavoline e ne te gjithë duhet te jemi te përgjegjshëm për reformat qe do te ndërmarrim. Ju siguroj qe nuk do te jemi ne po te njëjtën situate pas 6, 8 apo 12 muajsh,” ka deklaruar Obama. Ndërkaq, Kongresi ka shprehur te gjithë përkushtimin e tij për reduktimin e deficitit buxhetor ne po te njëjtën shume për 10 vitet e ardhshme, si dhe krijimin e një komiteti special bipartizan, i cili do te merret posaçërisht me shkurtimin e shpenzimeve. Këto marrëveshje pritet te votohen përfundimisht këtë te hënë ne Kongresin amerikan për te kaluar me pas ne Dhomën e Përfaqësuesve. Deklarata e Obames dha efekte te menjëhershme ne bursat amerikane dhe ato aziatike, te cilat u rriten ne mbi 1.7%. Edhe tregjet monetare pësuan një ringjallje, kryesisht monedha amerikane, dollari.