E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Superliga, Loro Boriçi i rrethuar nga plehrat

Ardi Hoti

Në Shkodër e kanë mendjen te ndeshja, por tifozët shqetësohen për pastërtinë

Ardi Hoti

Foto plehrashPas shumë ditëve të zhurmshme të merkatos së verës, ku ekipet tona kanë lëvizur si jashtë dhe brenda vendit për tu furnizuar me lojtarë, sot do të ngrejë siparin Superliga. Takimi hapës do të luhet në Shkodër, në orën 19:00, ndërsa të tjerët, në dy ditët e fundjavës. Ndeshjet që në javën e parë sjellin përballje të vështira, ku që në hapje Skënderbeu, i cili është fitues i dy titujve të fundit, do të kërkojë fitoren. Por, në Shkodër, këtë herë është shumë e vështirë, pasi merkato e kësaj skuadre të bind që në pamje të parë, po ashtu edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit e bën këtë situatë të ndjeshme. Njoftohet se gjysma e biletave ishin shitur dje, ndërsa të tjerat priten sot të shiten sot. Veç kësaj, ka edhe një luftë tjetër, ajo mes trajnerëve. Mund të quhet Luftë e Ftohtë, pasi të dy kanë punuar në heshtje dhe nuk e kanë shfaqur veten në media, pasi të dy kanë drejtuar ekipet e njëri-tjetrit jo më larg se një vit më parë. Megjithatë, sot mbetet gjithçka për tu parë dhe për tu shijuar. Por, krahas kësaj gjendjeje, në Shkodër të gjithë sportdashësit janë të shqetësuar për një fakt tepër serioz. Gjendja në të cilën është një nga stadiumet më të mëdha në Shqipëri sa i përket ambientit të jashtëm lë shumë për të dëshiruar. Një treg frutash i shembur prej vitesh që ndodhet buzë stadiumit, kthimi i kësaj zone në një treg të pakontrolluar të fshatarëve ka bërë që stadiumi Loro Boriçi ti ngjasojë një zone të braktisur në mëshirë të fatit. Përveç papastërtive që krijohen dhe ndotjes, kjo situatë ka ndikuar negativisht në imazhin e stadiumit dhe për më tepër, në kushtet që duhet të kishin tifozët në stadium. Impianti Loro Boriçi është një nga më të mirët në vend, ku disa herë janë luajtur dhe ndeshje ndërkombëtare. Madje është kryesori pas atij kombëtar, Qemal Stafa. Ndotja është kryesisht në zonën mes tribunës qendrore dhe asaj ballore, në zonën ku nuk ka shkallë stadiumi. Por, dhe në zonat e tjera rreth stadiumit. Si në pjesën poshtë tribunës kryesore, ku ndotja është në nivele alarmante. Tifozët duken më të shqetësuar se përgjegjësit e kësaj situate, të cilët kërkojnë që Bashkia e Shkodrës të ndërhyjë për të dhënë pamjen që meriton ambienti futbolldashës shkodran, për ta kthyer në identitet këtë vatër ku u luajt për herë të parë futbolli në Shqipëri. Të pyetur për situatën e krijuar, drejtues të bashkisë shprehen se ka një projekt për zhvendosjen e tregut të fshatarëve në një zonë të veçuar dhe e gjitha zona rreth stadiumit, sipas projektit do kthehet në anekse stërvitore, për ti dhënë pamjen më sportive këtij impianti, i cili është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 2001, kur Vllaznia ka fituar për herë të fundit dhe titullin kampion. Këtë vit, synimet e shkodranëve janë të fitojnë trofeun më të madh, por duhet të kenë vëmendje edhe për kushtet që i rrethojnë.

Nis Superliga, Loro Boriçi i rrethuar nga plehrat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›