Vlora në pandemi, sfidoi në 2020-ën. Projekte të rëndësishme për 2021-shin

Ndonëse u paralajmërua, kush e mendoi se edhe 2021-shi do ta gjente botën në pandemi. Bilancet e 2020-ës janë negative në çdo fushë, megjithatë, të gjithë sfiduan. Në Vlorë veçohen bizneset në fushën e turizmit:
Në muajt gusht e shtator turizmi pati një rritje të rëndësishme, nga 50-70%, rezultate këto shumë më të mira se vitet e mëparshme, ndaj dhe ndër synimet kryesore të bashkisë për 2021-in, për të mbeshtetur këtë fushë, është përfundimi i “Lungomare 2” para sezonit turistik veror:
Investime të rëndësishme parashikohen edhe në zonat rurale; 7 milionë euro janë konfirmuar tashmë për furnizmin me ujë të zonës së Novoselës, 7 të tjera për lagjen e Çoles. Projekt ambcioz ka edhe për vijim e projekteve transformuese, nga vendi ku përfundon Lungomare 2 e deri në Orikum
Ndërsa nga investimet me fondet e bashkisë, Leli veçoi atë në sheshin e flamurit, të cilin e cilësoi kthim në identitet të këtij vendi historik, që i takon gjithë shqiptarëve.