E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reportazh/Shkoder jeta e banoreve mes mbreterise seujit

SHKODER- Uji ka krijuar tashme mbreterine tij ne Shkoder duke zgjeruar cdo dite e me shume ate. Aktualisht uji ka mbuluar 14 130 ha toke dhe 2580 banesa. Duke pare nga ajri gjendjen e krijuar ne rrethinat e Shkodres nuk te sheh syri asgje tjeter vecse uje. Askush nuk mund te kuptoje se ku mbaron nje fshat e ku nis nje tjeter uji ka mbuluar dhe ka fshire cdo kufi.

Ne mjaft zona nga lart syri te kap vetem catite e banesave apo shtyllat e tensionit te larte qe te bejne te mendosh se ketu dikur ka qene nje zone e banuar me shtepi rruge shkolla e gjithcka tjeter qe perben jeten e nje vendi. Te duhet te pershkosh nje rruge te gjate derisa te shohesh e madje edhe te therrasesh TOKE...

Pikerisht aty presin njerezit qe perpiqen te mbijetojne qe ende nuk u besojne syve se kjo ka ndodhur se mundimi i nje jete eshte shkermoqur ne pak sekonda se kane humbur pothuajse gjithcka qe vete kane ndertuar. Ndonese kane larguar pjestaret e familjes nga banesat disa prej kryefamiljareve kane zgjedhur te qendrojne aty pamvarsisht thirrjeve per evakuim. Ata nuk mund te braktisin aq lehte ate qe prej vitesh kane trasheguar dhe ndertuar. Ata presin nga ajri si e vetmja rruge per te mberritur ne zonat e izoluara qe helikopteret te sjellin ndihma ne ushqime.

Dajci dhe fshatrat Rrushkull Petan Obot e te tjere me rradhe presin cdo dite ate ndihme qe u dergohet nga ajri ndersa ushtria po perdor edhe anijet e nisura nga porti i Shengjinit per ne plazhin e Velipojes. Dhe keshtu lene pas nje dite per te pritur nje tjeter serish ne te njejten gjendje me syte nga qielli dhe shpresen se te pakten nuk do te kete serish rreshje.
Reportazhi eshte transpetmuar ne TV NEWS24/BalkanWeb Lidhje te tjera FOTO Shkodra nen uje NEWS24 siguron pamjet nga ajri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›