Nis asfaltimi në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogorasë, 80% e punimeve të realizuara

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse me tunelin e Llogorasë kanë nisur punimet për realizimin e shtresave asfaltike në kilometrin e parë.
Sipas ARRSH-së, progresi fizik i projektit ka arritur në rreth 80%. ARRSH thekson se investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt jugut të vendit.
Përfundimi i këtij projekti, sipas ARRSH-së, “do të mundësojë lëvizje më të shpejtë dhe më të sigurt” për qytetarët dhe turistët, duke lehtësuar trafikun në zonën bregdetare dhe duke rritur aksesin drejt rivierës shqiptare.
Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me tunelin e Llogorasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës, deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë-Dhërmi.
1 nga 3/m.q/j.p/r.e/